Sport

Klubi i Serie A e kërkon De Biasin

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është lidhur me një rikthim në Itali.

Pas shkarkimit nga Alavesi, De Biasi po kërkohet nga Crotone që është në luftë për mbijetesë, transmeton Koha.net.

Nicola Davide kishte dhënë dorëheqjen të hënën nga menaxhimi i Crotones, pasi në pushimin e pjesëlojëve në humbjen 0-3 ndaj Udineses në zhveshtore të ekipit kishte hyrë president ii klubit Gianni Vrenna, me të cilin raportohet se ka pasur përplasje.

Sipas Sky Sport Italia, Crotone e ka kontaktuar tashmë me De Biasin.

Kurse raportohet se në listë janë edhe Stefano Colantuono, Walter Zenga dhe Domenico Di Carlo.