Sport

Cristiano Ronaldo me një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve me një tjetër rekord.

Me golin ndaj Dortmundit në ndeshjen e fundit të Grupit H ai ka arritur të shënojë nga së paku një gol në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve.

Deri tani ai ka realizuar nëntë gola në total në këtë fazë sivjet.