Barcelona gjen në Serie A zëvendësuesin e Mascheranos

Barcelona gjen në Serie A zëvendësuesin e Mascheranos

06 dhjetor 2017 20:41

Largimi i Javier Mascheranos nga Barcelona është vetëm çështje kohe, pasi futbollisti argjentinas ka kërkuar që të shkojë në një skuadër ku do të ketë mundësi të luajë më shumë.

Në anën tjetër, trajnerit Ernesto Valverde do t’i shtohen telashet pasi në fazën e mbrojtjes ka një numër të kufizuar lojtarësh, transmeton kp.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës kanë si prioritet blerjen e një qendërmbrojtësi.

Në krye të listët së dëshirave qëndron mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij, të cilit i skadon kontrata me ekipin romak në fund të sezonit dhe duket se nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Lazio do të ishte e gatshme ta lejonte të largohej në janar, për të mos e humbur si lojtar të lirë në verë dhe në javët në vazhdim pritet të nisin negociatat për transferimin e De Vrij në Camp Nou.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme