“Icardi ka arritur marrëveshje me Realin”

“Icardi ka arritur marrëveshje me Realin”

06 dhjetor 2017 17:21

Një gazetar spanjoll ka raportuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe sipas këtyre raportimeve ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Santiago Bernabeu.

Pipi Estrada gjatë një transmetimi në El Chiringuito de Jugones ka thënë se Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e Icardit për 92 milionë euro, 80 milionë plus 12 të tjera bonuse, transmeton Koha.net.

Përderisa futbollisti argjentinas do të marrë pagë prej 9 milionë euro pas taksave, dhe 30 për qind të të drejtave të imazhit të tij, me 70 për qind të të drejtave të imazhit që shkojnë në arkat e “Los Blancos”.

Megjithatë Icardi ditë më parë kishte thënë se ka “gjithçka” tek Interi dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme