Salihu s'ndalet me turnetë falënderues, të radhës ia kushton SHBA-së

Salihu s'ndalet me turnetë falënderues, të radhës ia kushton SHBA-së

06 dhjetor 2017 09:05

Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, do të organizojë një turne tjetër ndërkombëtar, kësaj here për SHBA-në, shkruan sot Koha Ditore.

Turneu do të organizohet më 23 të këtij muaji në Pallatin e Rinisë, Kulturës e Sportit në Prishtinë, dhe sipas Salihut, njeriut që organizon dhjetëra turne brenda vitit, do të jetë një lloj falënderimi për SHBA-në për atë që kanë bërë ndaj Kosovës.

Salihu në një konferencë për media të mbajtur të hënën në Prishtinë, ka thënë se boksierë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Kroacia, Bullgaria e Gjermania do të jenë pjesëmarrës. Turneu parashihet t'i ketë 10 meçe dhe do të nisë në orën 17:00.

Pos spektaklit sportiv që paralajmëron legjenda e boksit, do të ketë edhe muzikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme