Prishtina kërkon suksesin e madh në një moment jo të mirë për të

Prishtina kërkon suksesin e madh në një moment jo të mirë për të

06 dhjetor 2017 08:42

Basketbollistët e Sigal Prishtinës thonë se do të kërkojnë fitoren ndaj Demir Insaatit turk në kuadër të FIBA Europe Cup, por zhvillimet e fundit në klub nuk tregojnë për të njëjtën ambicie edhe te të tjerët.

Prishtina i futet ndeshjes së fundit të fazës së grupeve pa lojtarin kryesor: Dardan Berisha, që ditë më parë firmosi me kampionin e Çekisë, Nymbruk, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Sigal Prishtina - Demir Insaat zhvillohet të mërkurën në Prishtinë (19:30).

Dhe Prishtina mund ta mposhtë ekipin turk, por mund të mos i mjaftojë për kalim në raundin tjetër, pasi fati i saj varet edhe nga ndeshjet Khimik - Belfius Mons-Hainaut. Për të shkuar tutje, Prishtina duhet të fitojë me çfarëdo rezultati dhe të llogarisë në fitoren e Khimikut ukrainas, gjë që në pesë ndeshjet e para nuk e ka bërë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme