Kompania që rinovoi “Adem Jasharin” i kërkon mjetet nga MKRS-ja përmes përmbaruesit

Kompania që rinovoi “Adem Jasharin” i kërkon mjetet nga MKRS-ja përmes përmbaruesit

06 dhjetor 2017 08:25

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që kur stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë është rinovuar dhe bërë gati për ndeshje ndërkombëtare të klubeve. Por për 45 ditë punë në objektin buzë lumit Ibër, operatori ekonomik "RAFii" sh.p.k. nga Rahoveci ende nuk është paguar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Dhe këtë borxh, që është një milion e 200 mijë euro, operatori "RAFii" ka vendosur ta kërkojë përmes përmbaruesit. Kjo është konfirmuar të martën nga MKRS-ja dhe nga pronari i kompanisë që ka kryer rinovimin e fundit në "Adem Jashari", Ehad Bytyçi, shkruan sot Koha Ditore.

Afati për kryerjen e pagesave tashmë është tejkaluar. Pagesa e këstit të parë në vlerë prej 840 mijë e 908 eurosh është dashur të kryhej më 18 tetor 2017, kurse pagesa për këstin e dytë në vlerë prej 327 mijë e 406 eurosh, një jave më vonë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme