Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në Olimpiadën dimërore 2018

Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në Olimpiadën dimërore 2018

05 dhjetor 2017 20:04

Rusia është suspenduar nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike dimërore 2018, ka konfirmuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

KON-i ka bërë të ditur se atletët rusë mund të garojnë vetëm me flamur neutral dhe jo atë të përfaqësueses ruse.

Presidenti i KON-it, Thomas Bach ka konfirmuar se atletët rusë duhet të garojnë me flamur neutral, ashtu siç garuan në lojërat verore në Rio gjatë vitit 2016.

Suspendimi i Rusisë është bërë për shkak të përhapjes së dopingut te sportistët e këtij shteti. Komiteti gjithashtu ka suspenduar Alexander Zhukovin, presidentin e Kompitetit rus, si anëtar i KON-it.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme