Alex Sandro kërkon largimin nga Juve

Alex Sandro kërkon largimin nga Juve

05 dhjetor 2017 18:12

Alex Sandro raportohet se ka kërkuar largimin nga Juventusi gjatë verës së ardhshme.

Pas kërkesës për largim të mbrojtësit brazilian, Juventusi është duke menduar që ta shesë atë për 57 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të majtë gjatë verës është lidhur me një kalim te Chelsea, por kampioni italian refuzoi shitjen e njërit prej lojtarëve kryesor.

Mbrojtësi nuk ka treguar formë të mirë në fillim të sezonit dhe këtë formë e arsyetoi drejtori gjeneral Giuseppe Marotta, i cili ka thënë se mbrojtësi nuk ishte në formë shkaku i çështjeve personale derisa ka shtuar se Sandro plotësisht ishte pajtuar me qëndrimin te Juve.

“The Daily Telegraph” raporton se Alex Sandroi ka kërkuar largimin dhe Juve ka kërkuar 57 milionë euro për shërbimet e tij.

Një largim nuk mund të ndodhë në janar, por Juventusi është duke menduar që ta shesë mbrojtësin në verën e vitit 2018.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme