David Silva në dyshim për derbin e Manchesterit

David Silva në dyshim për derbin e Manchesterit

05 dhjetor 2017 16:43

Pep Guardiola ka njoftuar se mesfushori David Silva do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetskut dhe se është në dyshim për derbin me Manchester Unitedin.

31-vjeçari, i cili javën e kaluar vazhdoi kontratën me Manchester Cityn ka pësuar një lëndim të vogël, i cili ia ka pamundësuar lojën në Ligën e Kampionëve.

“[Kevin] De Bruyne është i suspenduar për nesër dhe Silva ka një problem të vogël – nuk e di nëse do të jetë e gatshëm për të dielën”, ka thënë Guardiola.

Guardiola nuk ka sqaruar lëndimin e Silvas, por ka konfirmuar se këtë lëndim ai e pësoi në minutat e fundit të fitores 2 me 1 ndaj West Ham Unitedit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme