Morata ndjen keqardhje për formën e dobët të Realit

Morata ndjen keqardhje për formën e dobët të Realit

05 dhjetor 2017 14:36

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, thotë se i vjen keq për Real Madridin pas startit të dobët këtë sezon.

Ish-skuadra e tij tani është e katërta në tabelë me Valencian dhe Atleticon që janë bashkë me Barcelonën në top-tri pozitat e para në ligë. Me vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, Reali ka tetë pikë më pak se lideri Barcelona.

“Nuk e di nëse i mungoj Real Madridit apo jo, por është mirë që njerëzit e thonë këtë se po u mungoj”, ka thënë spanjolli për TVE. “Shpresoj, megjithatë, se nuk kanë nevojë ta thonë këtë, pasi dua që gjërat t’u shkojnë mirë”.

Morata ka shënuar 10 gola në të 19 paraqitje për “Blutë” sivjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme