Sport

Hazard nuk nis bisedimet për kontratë të re me Chelsean, e pret ofertën e Realit

Eden Hazard raportohet se nuk ka plan që të nisë bisedimet për kontratë të re me Chelsean.

Kampioni anglez besohet se i ka ofruar pagë 300 mijë funte në javë belgut, që nuk dëshiron kontratë të re para se të përfundojë sezoni aktual.

Sipas “The Times”, 26-vjeçari është i lumtur në Londër, por pret një ofertë nga Real Madridi.

Futbollisti ka realizuar tetë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat sivjet.