Kosova ngjitet për dhjetë pozita në ranglistën botërore të basketbollit

Kosova ngjitet për dhjetë pozita në ranglistën botërore të basketbollit

05 dhjetor 2017 10:31

Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019", FIBA World e ka publikuar renditjen në të cilën Kosova zë vendin e 86-të.

Kjo paraqet ngritje prej dhjetë pozitash, pasi Kosova një muaj më parë ishte e 96-ta.

Ngritja erdhi pavarësisht disfatave nga Lituania dhe Hungaria.

Lituania, kundërshtari i Kosovës, zë vendin e 5-të në këtë renditje, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në këtë listë të ndjekura nga Spanja, Serbia dhe Franca.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme