Puna e Southgate te Anglia e sigurt

Puna e Southgate te Anglia e sigurt

05 dhjetor 2017 14:31

Seleksionuesit të Anglisë, Gareth Southgate, i është thënë se pozita e tij është e sigurt edhe nëse humb çdo ndeshje në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Southgate pati një cikël eliminator të suksesshëm me Anglinë. Anglia gjendet në një grup në botëror me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Martin Glenn, ka thënë se Southgate do të mbetet në krye të përfaqësueses për disa turne të ardhshëm. "Ne kemi një plan afatgjatë.

Keni mundur të shihni disa fryte të kësaj", ka thënë Glenn, përcjell BBC. "Kupa e Botës është vërtet e rëndësishme për zhvillimin. Ne shkojmë atje duke dashur të fitojmë, por do të jemi edhe realistë. Askush nuk dëshiron të ketë një botëror të keq, por jemi të bindur se kemi njeriun e duhur që do të na udhëheqë në disa turne të ardhshëm".

Southgate, 47-vjeçar, vitin e kaluar firmosi kontratë katërvjeçare me Federatën angleze për të drejtuar përfaqësuesen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme