Rashica në dyshim kundër Nices

Rashica në dyshim kundër Nices

05 dhjetor 2017 12:32

Paraqitja e Milot Rashicës për Vitessen në ndeshjen kundër Nices në kuadër të Ligës së Evropës është në dyshim, kanë bërë të ditur të hënën mediumet në Holandë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, por reprezentuesi i Kosovës ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes në fundjavë kundër Feyenoordit.

Aventura e Vitesses në Ligën e Evropës do të përfundojë të enjten.

Është e fundit në Grupin K me vetëm dy pikë. Lider është Lazio me 13 pikë, Nice në pozitën e dytë me nëntë pikë, kurse Waregem është në vendin e tretë me katër pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme