IOC-ja përballet me një vendim të vështirë për suspendimin e Rusisë

IOC-ja përballet me një vendim të vështirë për suspendimin e Rusisë

05 dhjetor 2017 13:54

Nën presion të madh nga të gjitha palët, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të vendosë të martën nëse do të suspendojë Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm, për shkak të dopingut sistematik të sponsorizuar nga shteti.

Agjencitë e anti-dopingut dhe shumë sportistë duan që Rusia të përjashtohet plotësisht nga Lojërat Dimërore në Pyeongchang, por Rusia kategorikisht ka mohuar përfshirjen e shtetit në doping dhe është ankuar për manipulim politik, shkruan Koha Ditore.

E përballur me një vendim të ngjashëm para Lojërave Olimpike Verore në Rio de Janeiro 18 muaj më parë, IOC-ja nuk dha suspendim total dhe vendosi që të lërë vendimet për pjesëmarrjen e sportistëve te federatat ndërkombëtare sportive... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme