Skuadrat zhvendosen në fushat me bar sintetik

Skuadrat zhvendosen në fushat me bar sintetik

05 dhjetor 2017 08:35

Fushat e rënduara në shumicën e stadiumeve të Kosovës kanë shtyrë Komisionin e Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës që të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në fushat me bar sintetik, shkruan Koha Ditore.

KG-ja ka treguar se vetëm në fushat me bar sintetik të pranuara do të mundësohet zhvillimi i ndeshjeve.

Në listën e fushave ku mund të luhen ndeshjet janë përfshirë fushat e ndërtuara me financim të Bashkimit Evropian, në Gjilan, Drenas, Mitrovicë, Ferizaj, Brestovik dhe Gjakovë, si dhe fushat në Podujevë e Prizren që gjithashtu janë me bar sintetik... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme