Stadiumi ndërtohet në Drenas, duhet të përfundojë në vitin 2021

Stadiumi ndërtohet në Drenas, duhet të përfundojë në vitin 2021

05 dhjetor 2017 08:15

Stadiumi nacional i Kosovës do të ndërtohet në Sankoc të Komunës së Drenasit, shkruan Koha Ditore.

Vendimi për caktimin e lokacionit të stadiumit në Drenas është marrë të hënën nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për miratim të propozimit për lokacion nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Para se të hidhte në votim propozimin, kryeministri Haradinaj iu drejtua me një pyetje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme