Sport

Tifozët e zgjedhin Kanen futbollistin më të mirë të vitit në Angli

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, është shpallur Futbollisti i Vitit 2017 nga Federata e Tifozëve të Futbollit.

24-vjeçari realizoi 47 gola në 46 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen angleze në një vit kalendarik.

Kane aktualisht është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë sivjet me dhjetë gola të shënuar, dy më pak se lideri, Mohamed Salah i Liverpoolit.

Pasi fitoi çmimin, Kane është shprehur i lumtur duke falënderuar tifozët për votimin për të.

Kane ka qenë golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në dy sezonet e fundit.