Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetari Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar ndarazi kryetarët e grupeve parlamentare, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Memli Krasniqi nga PDK, Ahmet Isufi nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma.
Sipas njoftimit nga KOK-u, politikanëve u është kërkuar që të ketë ngritje të buxhetit për sportin nëpër komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOK po ashtu ka kërkuar që rritja të jetë sa më e shpejtë dhe që të implementohet ligji për Sponsorizim.
“Nga ana tjetër, shefat e grupeve parlamentare u pajtuan se duhet të rritet buxheti nga kryetarët e komunave për klubet, si dhe premtuan se do t’i mbështesin shqetësimet e drejta të KOK-ut, duke ngritur zërin në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të kalojë ligji i buxhetit 2018 në leximin e parë”, thuhet në njoftim.