Sport

Unitedi nuk apelon ndaj suspendimit të Pogbas

Manchester United nuk do të apelojë ndaj suspendimit me tri ndeshje mos-lojë të Paul Pogbas.

24-vjeçari u ndëshkua me të kuq në fitoren 1 me 3 ndaj Arsenalit të shtunën, dhe pas kartonit direkt të kuq ai pritet të suspendohet për tri lojë. Tani “Daily Mail” raporton se klubi nuk ka menduar të apelojë kundër dënimit të lojtarit.

Nëse Pogba nuk luan në tri ndeshjet e ardhshme të Unitedit në Premier Ligë, ai do të ketë 10 mungesa në 18 ndeshje sivjet.