Sport

Bonucci: Jemi të zhgënjyer shumë

Vazhdon kriza e thellë te Milani.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci ka treguar se i gjithë ekipi është shumë i zhgënjyer me rezultatet e fundit në Serie A.

Kuqezinjtë morën vetëm një pikë ndaj Beneventos, ekipi që deri para ndeshjes së djeshme i kishte të gjitha humbje, transmeton KosovaPress.

“Jemi zhgënjyer shumë. Kemi lëshuar nga duart tri pikë në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin”, ka thënë Bonucci.

“Ardhja e Gattusos ka sjellë disa ndryshime, i cili ka mundur të na befasojë, por e shohim të gjithë se diçka na mungon”, ka shtuar ai.

Milani renditet në pozitën e tetë në Serie A me vetëm 21 pikë pas 15 xhirove të para.