Sport

Qeveria vendos që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në komunën e Gllogocit

Qeveria e Kosovës mori sot vendim që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Zonën Ekonomike të Gllogocit.

Ai do të ngrihet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të kësaj komune, siç i u tha, 14 kilometra larg Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi arsyetoi vendimin, pas të cilit hapen rrugët për procedurat e tjera për ndërtimin e tij. Duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse financuesi i këtij projekti të rëndësishëm për vendin ka vërejtje për lokacionin, ministri tha se nuk ka vërejtje.

Të kujtojmë se ka pasur shumë vërejtje për transferimin e këtij objekti me rëndësi për Kosovën e kryeqytetin në këtë lokacion.