Pesë lojtarë që mund të vjedhin qendrën e vëmendjes në Botëror

Pesë lojtarë që mund të vjedhin qendrën e vëmendjes në Botëror

04 dhjetor 2017 10:54

Numërimi mbrapsht për Botërorin e futbollit “Rusia 2018” ka nisur.

Turneu më i madh dhe më prestigjioz në botën e futbollit, Kupa e Botës shpesh ofron platformë për talentet individualë që të shfaqin veten para masës.

Para Botërorit të vitit të ardhshëm, “Sportsmail” shikon pesë emrat që pritet të shkëlqejnë në skenën e madhe, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Ousmane Dembele (Francë)

Me Anglinë duke shijuar sukses të paprecedent në futboll te të rinjtë, është e lehtë të harrohet se lojtarët më të mirë të rinj janë francezë.

Kylian Mbappe i ka kushtuar Paris Saint-Germainit 166 milionë funte, por aty është edhe Dembele 20-vjeçar, që i kushtoi Barcelonës 97 milionë funte në verë. I penguar nga lëndimi që nga kalimi, ai pritet të kthehet këtë muaj.

Franca ka gjasë të aktivizojë një treshe ofensive të përbërë nga Dembele, Mbappe dhe Antoine Griezmann që ka potencial për të arritur atë treshe ofensive të skuadrës së Brazilit të vitit 2002, të përbërë nga Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinho... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme