Guardiola dëshiron që Pogba të luajë në derbin e Manchesterit

Guardiola dëshiron që Pogba të luajë në derbin e Manchesterit

03 dhjetor 2017 22:52

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se dëshiron që Paul Pogba të kishte mundësi që të jetë pjesë e ekipit të Manchester Unitedit në derbin e javës së ardhshme.

Pogba u ndëshkua me të kuq ndaj Arsenalit dhe pritet të dënohet me disa ndeshje moslojë.

City udhëton drejt Old Traffordit xhiron e ardhshme me tetë pikë përpara ekipit të Jose Mourinhos në krye të tabelës.

“Do të doja që Pogba të luante kundër nesh sepse kam dëshirë të përballem me ekipet me lojtarët më të mirë që kanë, për të parë a jemi në gjendje t’i mposhtim”, ka thënë Guardiola.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Pogbas që kishte thënë se do të dëshironte që City të kishte disa lojtarë të lënduar për këtë përballje.

“Besoj se vetëm është shprehur. Jam i bindur se nuk dëshiron që lojtarët tjerë të lëndohen”, ka shtuar spanjolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme