Sport

De Gea: Ndaj Arsenalit ndihesha i pamposhtshëm

David de Gea ka pranuar se ndihej që nuk mund të mposhtej në fitoren 3 me 1 ndaj Arsenalit të shtunën.

Portieri pati 14 pritje duke arritur të mbajë ndeshjen nën kontroll të ekipit të Jose Mourinhos pavarësisht 33 gjuajtjeve në portë nga futbollistët e Arsenalit.

“Nganjëherë, e nis ndeshjen me një pritje të mrekullueshme, me një ndjenjë të mirë, ndihesh si i pamposhtshëm”, ka thënë ai për televizionin e klubit.

Në takimin e radhës, United përballet me Cityn në derbin e dy skuadrave të para në tabelën e Premier Ligës.