Në afatin kalimtar të janarit që pak ditë do të hapet zyrtarisht, të gjitha klubet thuajse i kanë planifikuar lëvizjet dhe po punojnë për realizimin e tyre.
Kështu, menaxheri i Lazios, Igli Tare ka arritur të zyrtarizojë edhe afrimin e parë në klubin bardhekaltër, mbrojtësin uruguaian të Veronës, Martin Caceres.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy i fundit ka një kontratë që e lidh me klubin veronez deri më datën 6 janar dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit me parametra zero, transmeton TCH.
Caceres do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore, që rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon, nëse lojtari do të luajë në të paktën 50% të ndeshjeve.