Deklarata e Gattusos pas barazimit ndaj Beneventos Foto: Reuters

Deklarata e Gattusos pas barazimit ndaj Beneventos

03 dhjetor 2017 17:10

Gennaro Gattuso ka debutuar me barazim 2-2 kundër Beneventos në krye te AC Milanit.

Tekniku italian pak ditë më parë mori “timonin” e “Rossonerëve” pas shkarkimit të Montellas.

Gatusso pas barazimit me Beneventon tha se ka punuar vetëm një javë me milanistët, dhe sipas tij, skuadra e tij provoi të ndryshoi diçka nga loja e mëparshme, transmeton kp.

“Unë një javë kam punuar më këta djem dhe ne provuam të ndryshojmë diçka. Ende na duhet kohë. Kjo nuk është justifikim, ne nuk u treguam të mirë, edhe pse ne u përpoqëm të marrim rezultat të mirë”, tha Gattuso.

Ai lavdëroi lojën e Beneventos, ndërsa shpreson se Milani do të gjejë formën e mirë në ndeshjet e ardhshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme