Gennaro Gattuso ka debutuar me barazim 2-2 kundër Beneventos në krye te AC Milanit.
Tekniku italian pak ditë më parë mori “timonin” e “Rossonerëve” pas shkarkimit të Montellas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGatusso pas barazimit me Beneventon tha se ka punuar vetëm një javë me milanistët, dhe sipas tij, skuadra e tij provoi të ndryshoi diçka nga loja e mëparshme, transmeton kp.
“Unë një javë kam punuar më këta djem dhe ne provuam të ndryshojmë diçka. Ende na duhet kohë. Kjo nuk është justifikim, ne nuk u treguam të mirë, edhe pse ne u përpoqëm të marrim rezultat të mirë”, tha Gattuso.
Ai lavdëroi lojën e Beneventos, ndërsa shpreson se Milani do të gjejë formën e mirë në ndeshjet e ardhshme.