Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi kampion vjeshtor, Vëllaznimi mposht Besën

Kampioni i Kosovës në futboll Trepça ’89 ka ndalur liderin e Superligës, Llapin në barazim në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor, përderisa Vëllaznimi e mposhti në udhëtim Besën.

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Trepçës ’89 përfundoi me rezultat prej 0-0, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkundër barazimit Llapi vazhdon të jetë lider me 34 pikë, kurse Trepça ’89 në vendin e shtatë ka 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër Vëllaznimi fitoi me rezultat prej 1 me 2.

Golat për mysafirët i shënoi mesfushori Albutrint Morina, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Krasniqi.

Pas kësaj fitore Vëllaznimi mban vendin e 9 me 25 pikë, kurse Besa një vend më poshtë ka 13 pikë.