Sport

Evertoni nuk lejon befasi, mposht Huddersfieldin

Futbollistët e Evertonit kanë shënuar fitore para shikuesve të vet kundër skuadrës Huddersfield me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 15-të të Premier Ligës angleze.

Golin e parë në këtë takim për vendësit e shënoi reprezentuesi islandez Gylfi Sigurdsson në minutën 47. Epërsinë e dyfishoi Dominic Calvert-Lewin në minutën 73.

Në këtë mënyrë Everton erdhi deri te tri pikë të reja dhe fitorja e pestë në këtë pjesë të garave, duke grumbulluar kështu deri më tash gjithsej 18 pikë, transmeton kp.

Ndërkaq, mysafirët mbeten me 15 pikë dhe katër fitore.

Everton nuk ka pësuar asnjë humbje si vendës nga Huddersfield që nga viti 1937, kur kishte pësuar 2-1 në Divizionin e Parë.

Everton para kësaj ndeshje kishte 11 ndeshje të fituara dhe dy barazime në gjithsej 13 ndeshje të zhvilluara në Goodison Park, kundër Huddersfield.