Sport

Lewandowski i lumtur se do të përballet me Kolumbinë

Descriptive Text

Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, pas hedhjes së shortit për Botërorin 2018, ka vlerësuar se nuk janë favoritët e grupit, ndërsa ka theksuar se e mirëpret sfidën me Kolumbinë.

Shorti i hedhur sot në Moskë ka vënë Poloninë në Grupin H përballë Kolumbisë, Senegalit e Japonisë, transmeton KP.

“Nuk është një grup i lehtë, kështu që nuk do të jemi favoritë. Është mirë të kemi kundërshtarë të tillë interesantë nga të gjitha kontinentet. Jam veçanërisht i kënaqur me duelin kundër Kolumbisë dhe kolegun tim Bayern, James “, ka vlerësuar Lewandowski.