Sport

Reagimi i parë i Shaqirit pas shortit për Botëror

Pas hedhjes së shortit për Botërorin “Rusia 2018” ka ardhur edhe reagimi i parë i yllit shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Zvicra në Grupin E do ta ketë përballë Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën, dhe ky short i ka pëlqyer Xherdan Shaqirit, transmeton Koha.net.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se e pëlqen këtë short, ndërsa nuk i pritet që të luajë në Botërorin e dytë për të.

“Hmm më pëlqen ky short! Po juve?! Mezi pres të luaj verën e ardhshme Botërorin e dytë për mua”, ka shkruar Shaqiri.