Sport

Manolas pajtohet me Romën për vazhdimin e kontratës

Mbrojtësi grek, Kostas Manolas raportohet se ka arritur marrëveshje me Romën për vazhdimin e kontratës.

Sky Sport Italia raporton se Manolas ka nënshkruar kontratë me Romën edhe për tre vjetët e ardhshëm me klauzolë largimi prej 37 milionë eurove, transmeton Koha.net. Ai do të marrë pagë prej 3 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor 2019, përderisa është pjesë e Romës që nga viti 2014.

Për të kanë shprehur interesim më parë Arsenali, Chelsea e Liverpooli.