Sport

Rikthehet Giuseppe Rossi, kalon testet mjekësore te Genoa

Raportohet se Giuseppe Rossi ka kaluar testet mjekësore te Genoa dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratë me klubin më të vjetër në Serie A.

Sulmuesi italian është lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Fiorentinën ndërsa është jashtë fushës pothuajse për 10 muaj për këputje të ligamenteve, transmeton koha.net.

Ai sot iu është nënshtruar disa testeve dhe sipas Sky Sports Italia ai nesër do t’i kryejë testet e mbetura.

Ish-sulmuesi i Parmas dhe Manchester Unitedit pritet të zyrtarizohet të premten ose të shtunën si lojtar i Genoas, kurse do të mund të luajë menjëherë dhe nuk është e nevojshme të pret afatin kalimtar të janarit.