Sport

“Asnjë ofertë nga Milani për Kovaçiqin”, Reali nuk e shet

Descriptive Text

Drejtori i Real Madridit, Angel Sanchez insiston se Mateo Kovaçiq nuk është në shitje, përderisa ka konfirmuar se Milani nuk ka bërë asnjë ofertë për të.

Ish-mesfushori i Interit po ka vështirësi të luajë rregullisht nën menaxhimin e Zinedine Zidanet, ndërsa është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, transmeton Koha.net.

“Ai nuk është në shitje dhe nuk do të shitet. Nëse ndonjë ofertë vjen në janar do ta refuzonim menjëherë. Është e vërtetë që ka pasur disa oferta për Kovaçiqin në verë, por asnjëra prej tyre nga Milani. Ai është një djalë inteligjent dhe e di se do të ishte startues në secilin prej klubeve që e kërkuan, por ai është i sigurt se ne jemi të fokusuar në të për të ardhmen”, është shprehur Sanchez për Sportske Novosti.