Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregor rrezikon të arrestohet

Luftëtari irlandez Conor McGregor, ylli i arteve marciale të përziera, do të arrestohet nëse nuk prezantohet përpara drejtësisë për të dëshmuar për një shkelje të rregullores rrugore.

Gjyqtarja, Miriam Walsh tha se ishte e mërzitur për mungesën e përsëritur të McGregorit në sallën e gjyqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokati Graham Kenny theksoi se klienti i tij deklarohet fajtor për ngarjen e makinës me më shumë se 100 km/h në një rrugë në periferi të Dublinit, më 31 mars, transmeton TCH.

“Do i jap një mundësi të fundit. Nëse nuk vjen këtu herën tjetër, do të lëshoj urdhër-arresti”, tha gjyqtarja.