Sport

Griezmann dëshiron të kompletojë kalimin te Barça në janar

Descriptive Text

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është duke pritur nga Barcelona që ta paguajë klauzolën e tij 100 milionë eurosh në janar.

26-vjeçari shprehu dëshirën e tij për largim gjatë verës, por nënshkroi më pas kontratë të re me klubin madrilen pasi Atletico u dënua me përjashtim nga transferimet.

Rivali Barelona e ka vëzhguar situatën e tij dhe “The Sun” raporton se futbollisti ka vendosur të mbesë në La Ligë dhe të mos e provojë futbollin anglez.

Sipas raportimit, francezi ka arritur marrëveshje me klubin katalonas, por dëshiron që gjithçka të përfundojë në afatin e janarit.