Sport

Kastrati pret ndeshje edhe më të forta të Kosovës

Descriptive Text

E madhe është vlerësuar mungesa e Erjon Kastratit në dy ndeshjet e para të Kosovës në eliminatoret për botërorin e vitit 2019 në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova të premten e kaluar pësoi në Prishtinë nga Lituania me shifrat 99:61, ndërsa të dielën pësoi në Debrecen nga Hungaria me rezultatin 84:76.

Në ditën kur Kosova u grumbullua për këto dy ndeshje, Kastrati pati lojë me Olimpijan në Slloveni. Ai duhej t'i bashkohej përfaqësueses të martën e kaluar. Por në atë ndeshje jo shumë me peshë të së hënës së kaluar, Kastrati lëndoi nyjën e këmbës dhe do të mungojë plot dy muaj.

Përzgjedhësi i Kosovës, amerikani Brad Greenberg, ka vlerësuar se lojtari i krahut Kastrati do të ishte shumë i rëndësishëm për këto dy sfida. Lojtarët që u paraqitën në vend të tij nuk u shquan për kontribut në ndeshje, marrë për bazë të dhënat statistikore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.