Sport

City fiton në fund, vazhdon serinë mahnitëse

Lideri i Premier Ligës, Manchester City, nuk është ndalur as në xhiron e 14-të.

Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar në sekondat e fundit ndaj Southamptonit, 2 me 1, për të realizuar fitoren e 12-të rresht në ligë.

Kevin De Bruyne realizoi për “Qytetarët” në minutën e 47-të teksa Oriol Romeu për mysafirët 15 minuta para fundit të takimit. Në minutën e gjashtë shtesë shënoi Raheem Sterling për 2 me 1.

Në tabelë, Cityt mbetet lider me tetë pikë para Manchester Unitedit. City ka 40 pikë të tubuara pas 13 fitoreve dhe vetëm një barazimi. Ekipi i Guardiolas mbetet i vetmi i pamposhtur sivjet në Angli.