Sport

Napoli – Juventus, sfida që pritet të thyejë rekorde

Stadiumi “San Paolo” përgatitet për një ndeshje që do të thyejë rekorde.

Për supersfidën e javës së 15-të të Serisë A, Napoli – Juventus, janë në shitje biletat e fundit, që do të thotë se ky impiant do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

Pritet të thyhet rekordi sezonal, që i përket ndeshjes me Sassuolon, ku ishin të pranishëm 53 609 spektatorë, por mund të vendoset rekord edhe për sa u përket arkëtimeve.

Shuma më e madhe që ka përfituar Napoli në këtë sezon është 2.375.133 euro në ndeshjen me Manchester Cityn në Champions, ku zyrtarisht u shitën 44.483 bileta.

Të premten në “San Paolo” do të mungojnë mbështetësit e Juventusit, që për arsye sigurie nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Napolit kështu që stadiumi do të jetë vetëm për tifozët napolitanë.