Sport

Zyrtare: KB Rahoveci përforcohet me Gazmend Sinanin

KB Rahoveci ka konfirmuar se është përforcuar me basketbollistin, Gazmend Sinani, i cili tashmë ka filluar stërvitjet me këtë klub.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes ndaj Pejës, transmeton Koha.net.

“KB Rahoveci ka kënaqësinë që të prezantojë përforcimin e ri të skuadrës sonë, Gazmend Sinanin i cili është bashkuar këto ditë klubit në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, të premten ndaj Pejës”, thuhet në konfirmimin e “Vreshtarëve”.

Më tutje KB Rahoveci thotë se, “Sinani në bazë të marrëveshjes do të jetë pjesë e klubit tonë për 4 ndeshjet e mbetura të këtij gjysmësezoni ndaj Pejës, Kerasan Prishtina, Trepçës dhe Sigal Prishtinës”.

Sinani, 26 vjeçar, është i gjatë 205 cm dhe luan në pozitën qendër, ndërsa i bashkohet Rahovecit si basketbollist i lirë. Ai ka qenë pjesë e skuadrave të Bashkimit e Sigal Prishtinës, ndërsa po ashtu në disa ndeshje ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës.