Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk e dëshiron përballjen me Leicesterin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk do të dëshironte që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të përballej me Leicester Cityn.

Kampioni aktual i Premier Ligës, riktheu rezultatin e përgjithshëm ndaj Sevillas, për të kaluar në çerekfinale të “Championsit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç Zidane, edhe Gianluigi Buffon është shprehur kundër përballjes së Juventusit me “Dhelprat” angleze.

“Nuk mendoj se ka një trajner që po shpreson të përballet me Leicesterin”, ka thënë Zidane. “Ata po vazhdojnë të arrijnë atë që të tjerët thoshin se nuk mund ta arrijnë”.

“Shumë thanë se ata nuk do të jenë në krye të Premier Ligës – dhe e arritën. Shumë menduan se nuk do t’ia dilnin kundër Sevillas – ata ia dolën. Kushdo që përballet me Leicesterin, ata [Leicesteri] nuk do të jenë favorit. Dhe me presionin ndaj ekipit favorit, mund të ndodhë çdo gjë”.