Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho raportohet se prioritet ka transferimin e lojtarëve që luajnë me këmbë të majtë.
Portugezi nuk është i kënaqur me dështimin e transferimit të Ivan Perishiqit nga Interi gjatë verës dhe beson se krahu i majtë duhet të përforcohet edhe më shumë, por për këtë do të pres deri në verën e vitit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Manchester Evening News, Unitedi ka filluar kërkimin e mëngjarashëve të profilit të lartë për t’i prirë sulmit, me Gareth Bale që është njëri prej katër lojtarëve të monitoruar nga klubi anglez.
Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Ashley Young mund të luajnë në anën e majtë për ekipin e Unitedit që sivjet ka realizuar 14 gola më pak se Manchester City.