Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryesia e Drenicës jep dorëheqje

Kryesia e klubit të futbollit Drenica ka dhënë dorëheqje.

Klubi i njohur kosovar ishte në krizë financiare që kishte bërë që lojtarët të hynin në bojkot, ndërsa tani kryesia ka vendosur të largohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas analizimit të situatës dhe gjendjes të krijuar në klub, dhe pas përpjekjeve të shumta të secilit prej anëtarëve të kryesisë gjatë kësaj periudhe, jemi munduar çdo herë që të bëjmë më të mirën për klubin dhe jemi angazhuar që ta ngremë këtë ekip në nivele sa më të larta. Mirëpo me keqardhje njoftojmë opinionin e gjerë, mediat, tifozët, shtabin teknik dhe futbollistët që nga dita e sotme po japim dorëheqje të gjithë anëtarët e kryesisë aktuale, përveç stafit teknik, kjo për t’iu hapur rrugë njerëzve tjerë të interesuar për të marrë drejtimin e klubit dhe mendojmë që ky është vendimi më i drejtë të cilin mund ta merrnim në këtë periudhë. Andaj ju dëshirojmë suksese drejtuesve të rinj dhe klubit në përgjithësi gjithashtu shpresojmë që klubi të arrijë majat dhe të këtë suksese edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kryesisë së klubit në faqen e Drenicës në Facebook.