Sport

Operohet Higuain, nuk dihet kur kthehet

Juventusi ka konfirmuar se sulmuesi Gonzalo Higuain i është nënshtruar një operacioni, por nuk ka treguar se sa do të mungojë ai.

Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë në përballjen me ish-skuadrën Napoli të premten, pasi ka thyer një gisht në dorën e majtë.

Ai sot u operua dhe klubi njoftoi se operimi shkoi me sukses.

“Gonzalo Higuain sot iu nënshtrua një operimi në një asht të thyer në dorën e majtë. Operimi që zgjati rreth 45 minuta përfundoi me sukses”, ka njoftuar klubi duke shtuar se data përfundimtare për kthimin e tij do të bëhet e ditur ditëve në vijim.