Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkarkohet edhe Cristian Bucchi

Një tjetër trajner është larguar nga detyra këtë të hënë në Itali.

Pas Vincenzo Montellas që u shkarkua nga Milani, vjen lajmi për largimin tjetër në Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për Cristian Bucchi i cili nuk është më trajneri i Sassuolos. Humbja me Veronën të shtunën, sosi durimin e drejtuesve të klubit nga Reggio Emilia, të cilët vendosën të largojnë nga detyra 40-vjeçarin, transmeton KosovaPress.

Klubi nuk vonoi dhe menjëherë gjeti pasuesin e tij, pasi mësohet se Sassuolo ka arritur akordin për dy sezonet e ardhshme me trajnerin Giuseppe Iachini.

Aktualisht skuadra renditet në vendin e 16 në Serinë A me vetëm 11 pikë të grumbulluara.