Sport

Neymar merr më tepër se të gjitha futbollistet në shtatë ligat më të mëdha

Të hyrat e përbashkëta vjetore të lojtareve të shtatë ligave më të mëdha të futbollit të femrave janë të përafërta me të hyrat vjetore të sulmuesit të PSG-së, Neymar, sipas një hulumtimi të bërë, e të bazuar në analizat vjetore globale të të hyrave.

Franca, Gjermania, Anglia, SHBA-ja, Suedia, Australia dhe Meksika paguajnë 1.693 futbollistet e tyre rreth 32.8 milionë funte (36.66 milionë euro), shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Është shifër pak më e vogël se që sulmuesi brazilian Neymar merr për një stinor vetëm nga kontrata e tij me Parisin. Ai merr 32.9 milionë funte (36.8 milionë euro).

Statistikat, që kanë dalë për të vënë në pah dallimin e madh mes gjinive jep një pamje të qartë. Klubi më i mirë i futbollit të femrave, Lyoni - për të cilën luan futbollistja e madhe angleze Lucy Bronze - ofron pagë mesatare 145 mijë funte (162 mijë euro) në vit për futbollistet e skuadrës së parë. Kjo është shifra që ekipet e mëdha të meshkujve do t‘i ofronin lojtarit për një javë.

Norvegjia ka hapur rrugën për paga të barabarta, duke bërë të ditur se do të paguajë përfaqësuesen e meshkujve dhe të femrave në mënyrë të njëjtë. Futbollistët e Norvegjisë vendosën të japin 550 mijë krona norvegjeze (56.600 euro) që marrin nga aktivitetet komerciale te femrat, për të ndihmuar në këtë barazi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.