Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka shënuar golin e nderit për Luzernin që pësoi disfatë të thellë nga Baseli me rezultatin 4:1.
Demhasaj shënoi në minutën e 18-të për epërsinë e Luzernit 1:0, por më pas Baseli shënoi katër herë për ta fituar përballjen e së shtunës, në kuadër të javës së 16-të të Superligës zvicerane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemhasaj u zëvendësua në minutën e 77-të, kurse në minutën e 86-të nga loja me karton të kuq u përjashtua Hekuran Kryeziu. Te Baseli titullar ishin Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. Xhaka, që u ndëshkua me karton të verdhë, luajti gjatë gjithë takimit, kurse Ajeti u zëvendësua në minutën e 70-të.
Për Demhasajn, 21-vjeçar, ishte goli i pestë i shënuar në 13 paraqitje. Ka kontribuar edhe me një asistim në Superligën e Zvicrës.