Mbrojtësi Riza Durmishi ka kontribuar me asistim në barazimin e Real Betisit përballë Gironas me rezultatin 2:2. Durmishi asistoi në golin e shënuar në minutën e 95-të, një minutë pasi ekipi i tij kishte pësuar gol.
Asisti i Durmishit nga një distancë e madhe, bëri që Betisi të mos e humbë ndeshjen e zhvilluar të shtunën, në kuadër të javës së 13-të të La Ligës spanjolle. Durmishi vlerëson se Betisi është dashur ta fitojë këtë duel, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një lojë shumë e vështirë kundër një skuadre që sulmon shumë mirë, dhe krijon shumë probleme prapa. Ndihem shumë mirë që kontribuova në këtë takim, por kam dashur që ne të fitojmë. Ne duhej të fitonim, u përpoqëm dhe luftuam deri në fund. Një pikë është mirë, por kemi dashur tri”, ka thënë Durmishi, njofton “realbetisbalompie.es”.
Për 23-vjeçarin e përfaqësueses së Danimarkës, ishte asistimi i dytë i dhënë në nëntë paraqitje. Ndërkohë te Levante që pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Atletico Madrid me rezultatin 5:0, gjatë tërë ndeshjes luajti mesfushori Enis Bardhi.